Autostrada Biennale Anëtarësohet në Shoqatën Ndërkombëtare të Bienaleve (IBA)

16 Tetor, 2024 - 6:07 pm

Autostrada Biennale ka njoftuar se në vitin e festimit të 10-vjetorit të saj, është bërë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve (IBA), një rrjet global që promovon zhvillimin e artit bashkëkohor.

Ky njoftim vjen pas pjesëmarrjes së Drejtorëve Bashkë-themelues të Autostrada Biennale Leutrim
Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço, në Asamblenë e 11-të të Përgjithshme të IBA, e
cila u mbajt në Lyon, Francë. IBA ofron një platformë zhvillimore për kuratorë, artistë dhe institucione që organizojnë bienale në të gjithë botën, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin
e njohurive në kultura dhe kontekste të ndryshme.

Si një bienale ndërkombëtare e artit bashkëkohor që zhvillohet çdo dy vjet, Autostrada Biennale
është krenare t’i bashkohet këtij rrjeti global dhe të vazhdojë të ndihmojë në ndërtimin e trashëgimisë duke promovuar kreativitetin dhe gjithpërfshirjen. Përveç ekspozitave tona çdo dy
vite dy, ne e kemi krijuar Autostrada Hangar, Qendrën për Art Bashkëkohor. Kjo hapësirë unike
është e hapur për publikun dhe ofron ekspozita, hapësirë për prodhimin e veprave të artit dhe
rezidenca për artistët. Autostrada Hangar do të bashkëpunojë me bienale anëtare të IBA në të
gjithë botën, duke ofruar programe të përbashkëta që do të forcojnë lidhjet tona ndërkombëtare
dhe do të nxisin shkëmbimet artistike në nivel global.

Në këtë rast, bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe
Barış Karamuço, shprehen: “Të bëhesh pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve është një
moment historik për Autostrada Biennale, veçanërisht në 10-vjetorin tonë. Kjo thekson angazhimin tonë për të nxitur zhvillimin e artit bashkëkohor që i kapërcen kufijtë, duke bashkuar artistët, kuratorët dhe k munitetet e ndryshme. Ne mezi presim të kontribuojmë dhe të mësojmënga ky rrjet aktiv dhe global, duke forcuar zërin e artit në adresimin e ndryshimeve sociale dhe kulturore.”

Gjithashtu, dëshirojmë ta falënderojmë sinqerisht ekipin e IBA-s dhe ekipin e Lyon Biennale për
mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të ngrohtë gjatë Asamblesë së Përgjithshme.

Ky anëtarësim shënon një kapitull të ri për Autostrada Biennale, ndërsa vazhdojmë të krijojmë një
platformë për artin bashkëkohor që rezonon si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar./ KultPlus.com

Të ngjajshme