Sot nis Festivali i Këngës në RTK

24 Tetor, 2024 - 11:57 am

Sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të fillojë Festivali i Këngës së RTK-së, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Të gjitha përgatitjet për festivalin janë bërë. Gjithçka është gati, duke filluar nga skena madhështore në Festivalin e Këngës të RTK-së, konkurrentët, orkestra dhe stafi përgjegjës.

Në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të RTK-së do të performojnë 16 artistë.

Festivali do të zgjasë tri ditë, më 24, 25 dhe 26 tetor 2024./ KultPlus.com

Të ngjajshme