25 Tetor, 2024 - 5:30 pm
Poezi e shkruar nga Rifat Kukaj
Atij pëllumbi të bardhë
në botë më i miri,
që në sqep fort mban
një degëz ulliri…
Atij pëllumbi të lehtë
që po fluturon,
i besoj vërtetë
kur Dreni e pikturon..
Në sytë e tij ninëzat
e tua po shkrihen,
e në zemër ritmet
me tuat përtërihen…
Vizatoje, ngrije n’erë
duke e mbajtur në dorë,
sille disa herë
rreth globit tokësor! /KultPlus.com