Ngrohja globale, fluturat në rrezik/ Studiuesit: Ato bëhen më të vogla dhe po zhvendosen më në veri

26 Tetor, 2024 - 5:32 pm

Studiuesit në Greqi janë të shqetësuar edhe për zhdukjen e fluturave. Sipas tyre ato po rrezikohen për shkak të ngrohjes globale.

Ndryshimet klimatike dhe ndikimi njerëzor ka bërë që shumë prej fluturave të ndryshme që gjendeshin në Shqipëri por edhe në Greqi të pakësohen, madje ekspertët paralajmërojnë edhe zhdukjen e tyre.

Shkencëtarët thonë se “e verdha e ndezur, e zeza, e kuqe dhe blu, fluturat Aleksanor dikur fluturonin me bollëk në shpatet e lulëzuara të Shqipërisë jugperëndimore, tani, si shumë specie të ngjashme po pakësohen . Ndërsa në kopshtin zoologjik afër Athinës, fluturat e bukura shumëngjyrësha janë në rrezik për shkak të ndikimit të aktivitetit njerëzor, si dhe ndryshimeve klimatike.

Greqia krenohet me popullatën më të madhe të rreth 237 llojeve të fluturave në Evropë, shumë prej të cilave janë endemike.

Por temperaturat më të ngrohta të lidhura me ndryshimet klimatike po e bëjnë jetën më të vështirë për to sipas shkencëtarëve.

Ushqimi është më i pakët, periudhat e lulëzimit janë më të shkurtra dhe ekspertët dyshojnë se fluturat e Greqisë mund të rrezikojnë të zhduken.

Sipas tyre ato rrezikojnë zhvendosen drejt mjediseve më të ftohta.

Ekspertët thonë se fluturat po bëhen më të vogla në madhësi dhe kjo është një përgjigje e ndryshimeve klimatike.

Studime të shumta shkencore kanë matur ndikimin e ndryshimit të klimës te popullatat e fluturave, megjithëse ekspertët citojnë edhe faktorë të tjerë mjedisorë, duke fajësuar për këtë situatë një kombinim të urbanizimit të shpejtë, pesticideve dhe rritjen e temperaturave.

Ne kemi humbur 53% të popullsisë së botës në 10 vitet e fundit dhe kemi parë një zhvendosje masive të atyre që kanë mbetur për shkak të ngrohjes globale./oranews/ KultPlus.com

Të ngjajshme