Fituesi i Çmimit Evropian të Librit Robert Menasse: Vlerat europiane të Shqipërisë i duhen BE-së

3 Nëntor, 2024 - 5:30 pm

Robert Menasse, autori i njohur austriak dhe fituesi i Çmimit Europian të Librit ka vizituar Shtëpinë e Europës, ku është takuar me lexues dhe personalitete të ndryshme për të diskutuar mbi romanin e tij “Zgjerimi”, tashmë edhe në gjuhën shqipe.

Menasse lexoi fragmente nga libri, i cili eksploron lidhjet midis Evropës dhe Shqipërisë duke drejtuar edhe një bisedë mbi vlerat evropiane, procesin e zgjerimit dhe rolin e letërsisë në formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët.

“Shkrimtari austriak Robert Menasse, në këtë diskutim ka folur për Shqipërinë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe prirjet aktuale brenda BE-së”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të delegacionit të BE në Tiranë.

Menasse thekson se Evropa ka nevojë për Shqipërinë, duke e parë Ballkanin Perëndimor si pjesë të pandashme të saj. Ai argumenton se paqja në këtë rajon është një qëllim i rëndësishëm për projektin e BE-së, ku duhet të krijohet një treg i përbashkët dhe një sistem ligjor i njëjtë. Për titullin e librit, Menasse shpjegon se “Zgjerimi” i referohet vendeve që duan të hyjnë në BE, ndërsa ai sheh Shqipërinë si një vend me potencial dhe optimizëm, përkundër skepticizmit që shprehin disa shtete anëtare./ KultPlus.com

Të ngjajshme