7 Nëntor, 2024 - 4:03 pm
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu së shpejti do të interpetoj në kuadër të Operës së Kosovës, e njëkohësisht do të lansoj albumin e tij të ri “Saimir”, shkruan KultPlus.
Tenroi Pirgu do të jetë në Prishtinë më 10 dhjetor, dhe pikërisht në këtë kryeqytet do të nisë turneun e tij të këtij albumi, për të vazhduar më pas me të njëjtin koncert edhe në Barcelonë. Koncerti vjen nën dirigjimin e Elda Laro.
Ndërkohë, ai së fundi, pas 13 vjetësh mungesë, është rikthyer në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. Nëpërmjet operës “Toska” të Puçinit, ai interpretoi rolin e Kavaradosit.
Biletat e kësaj shfaqjeje të shumëpritur ishin shitur në kohë rekord. “Toska” megjithëse e vënë shumë herë në skenën e TKOB-së, mori rëndësi për faktin se përveç rikthimit të tenorit Pirgu, i jep fund “Vitit Puçinian”, në nder të kompozitorit Xhakomo Puçini.
“Toska” është një udhëtim mes pasionit, xhelozisë dhe sakrificës. Ngjarjet vendosen në Romën e shekullit XIX dhe eksplorojnë marrëdhënien komplekse mes një këngëtareje pasionante, një artisti idealist dhe një shefi policie sadist./ KultPlus.com