Sonte përmbyllet ReMusica, mbahet koncerti i dyfishtë “A Night to honour Kosovo’s musical legacy”

8 Nëntor, 2024 - 10:00 am

Sonte mbahet koncerti përmbyllës i Festivalit ReMusica, nën emërtimin “Final Double Concert of the festival – A Night to honour Kosovo’s musical legacy”, që nderon trashëgiminë e muzikës në Kosovë, përcjell KultPlus.

Koncerti i dyfishtë do të fillojë me “Meloditë e zemrës” me mezzosopranon Flaka Goranci dhe kitaristen Tringa Sadiku, duke vazhduar me mbrëmjen për shënimin e 75-vjetorit të kompozitorit Rafet Rudi me artistët: Petrit Çeku (kitarë(; Sihana Badivuku, (violinë); Kori i Filharmonisë së Kosovës, Marcio da Silva (dirigjent); Lirika Pula (piano); Zanë Abazi (flaut), Diar Aliu (kitarë); Andi Duraku (piano)

Koncerti fillon në orën 19.00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme