Nis Java Kulturore Malazeze me ekspozitën “Homo Ex Machina”

8 Nëntor, 2024 - 2:45 pm

Muzeu i Artit Bashkëkohor i Malit të Zi hapi ekspozitën “Homo Ex Machina” që shënoi dhe çeljen e Javës Kulturore Malazeze.

Kjo ekspozitë i paraqet publikut shqiptar punimet e 7 artistëve malazezë: Maja Šofranac, Ana Aleksić, Nikola Radonjić, Nikola Marković, Siniša Radulović, Adin Rastoder dhe Igor Husag.

Këta artistë janë të njohur për qasjet e tyre inovative dhe eksperimentale në art, duke u frymëzuar nga përparimet teknologjike në fushat e robotikës dhe astronomisë. Ekspozita përfshin 12 vepra multimediale, duke përfshirë printime digjitale, skulptura, instalacione dhe objekte të tjera që sfidojnë kufijtë e imagjinatës.

Kjo ekspozitë është një mundësi për të eksploruar dhe ndarë kreativitetin dhe kulturën e këtij vendi.

Java Kulturore Malazeze do të vazhdojë me aktivitetet e saj deri më datën 12 nëntor./ KultPlus.com

Të ngjajshme