12 Nëntor, 2024 - 12:01 pm
Kam pritur – si shkëmbi,
si ylli skaj horizontit – në pikëllim,
vite me radhë…
Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja –
aty i përtyp ditet e mia të gastarta…
Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s’do të mund të qesh si flladi i pranverës
Të vdes – nga gëzimi,
do të mundem! / KultPlus.com