Ekspozitë mbi persekutimi komunist ndaj hartuesve të alfabetit shqip

15 Nëntor, 2024 - 12:34 pm

Në kuadër të shpalljes së 22 nëntorit, festë zyrtare kushtuar Kongresit të Alfabetit, Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, në bashkëpunim me IN, “Muzeu i Alfabetit të gjuhës Shqipe – Manastir”, hapën sot në qytetin e Manastirit (Bitola), në Maqedoninë e Veriut, ekspozitën me temë: “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”.

Në këtë cikël të përkujtimit të Kongresit të Manastirit, personaliteteve dhe familjeve të tyre, kontribuues të Rilindjes Kombëtare, kjo ekspozitë trajton atë pjesë të historisë për të cilën është heshtur për vite me radhë.

Ekspozita paraqet dokumente, dëshmi dhe dosje hetimore gjyqësore që do të shfaqen për herë të parë për publikun.

Kjo ekspozitë synon një formë të veçantë edukative për mësuesit, të rinjtë dhe nxënësit për të njohur të vërtetën e së shkuarës së atyre që kontribuuan për gjuhën dhe historinë e Shqipërisë, por që shumë prej tyre, gjatë diktaturës, u shpërblyen me persekutime dhe harresë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme