Kafja Morena, mahalla jonë

15 Nëntor, 2024 - 7:30 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Bindi erdhi dhe Bindi shkoi,
sikur stinat që po vijnë e po shkojnë, në Prishtinë
Heret dolëm te kafja “Morena”, te mahalla jonë,
me pi një ekspresso, te shkurtë, të gjatë, në gjysë, një shtatëdhjetëshe,
çdo vizitor i kryeqytetit luan mendsh me porosinë e kafës,
“më të mirën në botë”, dhe muhabetit që zgjatet tu e pi.
Bindi pyeti për çmimin e pikturës “Mrapa Morenës”,
mori me veti në valixhen e tij pak lindje në perendim,
shumë mall për mahallën,
dhe shkoi./ KultPlus.com

Të ngjajshme