Kumbaro: Shtegtimi i bagëtive, atraksion edhe për turistët e natyrës

16 Nëntor, 2024 - 2:53 pm

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga shtegtimi baritor që nis nga malet e Gramozit ku moti po bëhet më i egër për të zbritur drejt kullotave të Konispolit si ofrueset e një dimërimi më të butë për bagëtitë.

“Këto janë pamjet e mrekullueshme të trans’humancës  ose shtegtimit baritor traditë që ruhet prej shekujsh, e përfshirë në trashëgiminë botërore nga UNESCO”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “shtegtimi e pati ndalesën këtë fundjavë në  Petran të Përmetit, fshatit buzë Vjosës sipas intinerarit 15-ditor të përcaktuar, duke ua bërë çobanëve udhëtimin më të lehtë, ama edhe si një atraksion për turistët e natyrës të cilët pikëtakohen me traditën dhe shpirtin e njerëzve të këtyre anëve”.

Trans’humanca është një rit antik në Shqipëri dhe lidhet me një lloj lëvizje sezonale të bagëtive midis kullotave fikse verore dhe dimërore.

Kjo ndodh në rajonet malore (transhumanca vertikale), nënkupton lëvizjen ndërmjet kullotave më të larta në verë dhe luginave më të ulëta në dimër.

Kjo dukuri në Shqipëri është e mbrojtur nga UNESCO që nga dhjetori 2023, ashtu si Xhubleta, një tjetër pasuri e mbrojtur në vitin 2022.

Të ngjajshme