Opera “Madame Butterfly” sonte vjen në kuadër të “Muaji i Puçinit”

16 Nëntor, 2024 - 4:45 pm

Në kuadër të “Muaji i Puçinit”, opera “Madame Butterfly” nga Xhakomo Puçini do të shfaqet në skenën e Operës dhe të Baletit Nacional më 16 nëntor, duke filluar nga ora 20:00.

Dirigjent i shfaqjes është i ftuari nga Greqia, Miron Mikhailidis, regjia është e Aleksandar Tekelievit nga Bullgaria, skenografia është e Zhivojin Trajanoviqit, ndërsa kostumografia është e Lira Grabulit, mjeshtër-koncerti është Kliment Todoroski, mjeshtre e korit: Jasmina Gjorgjeska, Gjurgica Dashiq.

E ftuara nga Japonia Hiroko Morita do të performojë në rolin titullar, Gjorgji Cucovski do të performojë në rolin e Pinkertonit, Florin Estefan nga Rumania do të performojë në rolin e Sharplesit, në rolet e tjera: Marika Popoviq, Dejan Stoev, Neven Siljanovski, Jane Dunimagloski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Oleg Cucovski, Nikolla Stojçeski, Marko Gapo, Aleksandar Tarabunov, Ognen Zdravkovski të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Nëse nuk jam i prekur, nëse libreti nuk më prek zemrën… atëherë nuk është për mua” Puçini e dinte saktësisht se çfarë po kërkonte në një libret opere, dhe faktin që përralla e  “fluturës”  japoneze delikate e ka prekur thellë atë, pasqyrohet në çdo notë nga partitura e operës së tij të famshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme