17 Nëntor, 2024 - 8:47 am
Poezi nga Bekim Lumi.
Si reja për së kthjellti
Kris
E n’pocerrkë t’kresë
I mshon vetit
Tevona
Me ‘i shami të zezë futë
Lidhë ballin
E me za Ajkune
Pjellën e vet nemë
Vajton
Dekën e saj
Për së gjalli
Mynih, Mars 1997
Këtë poezi e kam shkrue në Mynih (Gjermani), në ditët e mnerës e të përflakjes së Shqypnisë, në motin e mbrapshtë 1997./ KultPlus.com