Shpëton nga rrënimi kulla e Tal Belit në Gjakovë, përfundojnë punimet e fazës së parë restauruese

18 Nëntor, 2024 - 6:00 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në kullën e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Çeku përmes një shkrimi në facebook.

“Shpëton nga rrënimi kulla e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës. Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në këtë aset që është shembull i kullave të fund shek. XVIII-të.

Për trashëgiminë tonë kulturore.”, thuhet në shkrimin e ministrit Çeku në facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme