11 Qershor, 2018 - 9:00 am
Dje, në Ditën e Artizanatit dhe Zejtarisë, në qytetin e Shkodrës u hap “Panairi i artizanatit” me pjesëmarrjen e artizanëve të njohur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Tradita e artizanatit po gjallërohet vitet e fundit si pjesë e zhvillimeve në sektorin e turizmit.
Por, artizanët thonë se mungon interesimi dhe mbështetja e duhur nga strukturat shtetërore për artizanatin tradicional.