25 Korrik, 2018 - 5:28 pm
Festivali tashmë tradicional i Birrës “Beerfest Kosova” i cili ka pasur të fillojë sot është shtyrë për një ditë tjetër. Kjo sipas organizatorëve për shkak të motit me shi.
“Ju njoftojmë që Beerfest nuk do të filloje sot siç ishte paraparë, kjo për shkak të motit me shi që po mbretëron. Shumë shpejtë do të ju njoftojmë për datën e re!”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Beerfest.
Në këtë edicion të BeerFest, për herë të parë në Kosovë do të vijë grupi DAFT PUNK Official Tribute Shoë, të cilët njëkohësisht do ta bëjnë edhe hapjen e festivalit. Daft Punk, janë duo që sjellin muzikë elektronike ndërsa janë fitues të çmimeve të ndryshme e po ashtu edhe çmimeve Grammy.
Ndërkohë, në BeerFest, përpos pijeve me çmime promovuese do të performojnë edhe këngëtarë e grupe të tjera vendore. Ndër ta janë NR, Genta Ismaili, Genc Prelvukaj, e të tjerë. /KultPlus.com