29 Gusht, 2018 - 2:40 pm
Studentë të Akademisë Detare “Mirça çel Bëtrën” (Mircea cel Bătrân), pjesë e ekuipazhit të anijes “Mirça”, që ndodhet prej së hënës në Durrës vizituan sot Muzeun Arkologjik të qytetit bregdetar.
Studentët u njohën nga afër me pavijonet e muzeut ku janë të ekspozuara objekte me vlera të rralla, që i përkasin katër periudhave të ndryshme historike dhe parahistorike.
Anija-shkollë ushtarake rumune “Mircea” ka mbërritur të hënën paradite në portin detar të Durrësit, në kuadër të një vizite miqësore që po zhvillon kjo anije edhe në porte të tjera të Mesdheut.
Anija përbëhet nga një ekuipazh ndërkombëtar prej 182 persona, përfshirë 38 studentë të Akademisë Detare “Mirça çel Bëtrën”, 43 kursantë dhe 13 instruktorë nga Gjermania, si dhe 12 kursantë nga Bullgaria, Kina, Britania e Madhe, Polonia, Turqi dhe Ukraina.
Anija do të të vazhdojë sot lundrimin drejt Kroacisë dhe Greqisë./KultPlus.com