13 Shtator, 2018 - 10:20 am
Një demo-incizim i David Bowiet që është realizuar kur ai ishte 16-vjeçar është shitur në një ankand në Britani të Madhe për 40.000 funte (45.000 euro).
Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes.
Para se të bëhej i njohur, Bowie edhe pse kishte ambicie për t’u bërë saksofonist, kishte rënë dakord që të jetë vokalisti kryesor i grupit “The Konrads” dhe kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.
Në demo, këngëtari i ndjerë dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed”, ndërsa studioja ku u incizua kënga nuk e kishte vlerësuar potencialin e zërit të tij, shkruan telegrafi.