29 Gusht, 2017 - 9:40 pm
Gjatë gërmimeve në qytetin e antik Aspendos, në nënprefekturën Serik të Antalias në Turqi, janë zbuluar ndërtesa të vjetra 2.000 vjeçare, të cilat janë përdorur si dyqane apo depo.
Qyteti i lashtë i Aspendos, teatri dhe ndërtesat e tjera të të cilit tërheqin një numër të madh turistësh, studiuesve çdo ditë u ofron surpriza të reja.
Hulumtimet sipërfaqësore kanë filluar në vitin 2008, kurse me vendim të Këshillit të Ministrave të Turqisë të vitit 2014 filluan gërmimet, të cilat kanë vazhduar deri më sot nën mbikëqyrjen e profesorit Veli Kose lektor në Fakultetin e Arkeologjisë pranë Universitetit Hacettepe.
Kose ka thënë se gërmimet e këtij viti u përqendruan në një zonë për të cilën supozohet të ketë qenë një kompleks tregtar.
Ai theksoi rëndësinë e dyqaneve dhe ndërtesave të tjera 2.000-vjeçare, ndërsa shtoi se “Besojmë se në këto dyqane janë shitur materiale të vlefshme ose janë ruajtur këtu. Për më tepër, ekziston mundësia që disa prej tyre janë përdorur edhe si zyre. Këto pretendime mbështeten nga fakti se ato ishin të vendosura menjëherë pranë agorës, por edhe në qendër të qytetit”.