30 Gusht, 2017 - 1:00 pm
Pamje të mrekullueshme të Kalasë së Gjirokastrës, ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan KultPlus.
Rama, përveq fotografive ai poashtu ka treguar se deri më 31 korrik të këtij viti, kjo kala është vizituar nga 6700 turistë më shumë se nga viti i kaluar.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë”, ka shkruar kryeministri Rama./ KultPlus.com