Paul McCartney vjen si shkrimtar

1 Tetor, 2018 - 8:00 pm

Pas një karriere të gjatë muzikore tek The Beatles, 76-vjeçari Paul Mc Cartney ka zbuluar një tjetër pasion të tij, librin.

Kitaristi dhe vokalisti sapo ka publikuar librin e tij të parë për fëmijë që ka shumë figura ilustrative, të cilat i ka punuar vetë ai.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul u shpreh se u frymëzua nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”.

Libri bën fjalë për një gjysh, i cili ka fuqi magjike dhe i dërgon 4 nipërit dhe mbesat e tij në aventura të ndryshme argëtuese. McCartney është shprehur se pret me padurim se si do të pritet ky libër nga publiku por veçanërisht nga familjarët e tij./KultPlus.com

Të ngjajshme