9 Tetor, 2018 - 4:05 pm
Ura e përroit të Gjipesë apo e mullinjve të Gjipesë ndodhet përgjatë rrjedhës së përroit, mbi rrugën nacionale që lidh fshatin Ilias me fshatin Vuno dhe sipër plazhit të famshëm të Gjipesë.
Ura përbëhet nga një qemer në formë harku dhe një dritare shkarkuese dhe ka vlera historike dhe monumentale.
Lartësia e qemerit arrin rreth 2 m, gjerësia e transesë është 1.20 m dhe gjatësia 16 m. Arkitektura e saj dhe terreni që është zgjedhur për ndërtim ka bërë të mundur që ura të jetë në harmoni të plotë me peizazhin që e rrethon.
Në një dokument të vitit 1786, raport i hartuar nga koloneli austriak Dedoviç që vizitoi zonën, bëhet e ditur se përveç bluarjes së drithit mullinjtë e Vunoit përdoreshin edhe për dërstila të shajakut.
Ky burim historik, krahas tipologjisë urë me një hark në formë qemeri si dhe teknikës së ndërtimit, e bën të datohet këtë urë në shek. XVIII, shkruan ata./ KultPlus.com