May-Linda Kosumoviç merr çmimin aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

17 Tetor, 2018 - 10:45 am

Mbrëmë në Tetovë u ndanë çmimet për më të mirët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë.

Çmimi aktorja më e mirë shkoi për aktoren kosovare May-Linda Kosumoviç, për rolin e saj në shfaqjen “Zoti i Masakrës” me regji të Besfort Idrizit, shkruan KultPlus.

Shfaqja flet për dy familje të shtresës së lartë shoqërore, apo më saktësisht për dy çifte të prindërve, fëmijët e të cilëve janë rrahur në shkollë. Sjellja e fëmijëve është motivi që prindërit të takohen dhe t’i diskutojnë shkaqet dhe problemet e mundshme që mund të dalin nga një sjellje e tillë e papërshtatshme të fëmijëve të tyre. Pasi prindërit do të takohet dhe të njohin njëri-tjetrin, pavarësisht pritjes së tyre që do të gjejnë zgjidhje të shpejtë dhe racionale, ndodh krejt e kundërta.

Edicioni i gjashtë i këtij festivali nisi më 11 ndërsa përfundoi më 16 tetor. / KultPlus.com

Të ngjajshme