5 Nëntor, 2018 - 9:20 pm
Ekzistojnë shumë mësime të cilat i mësojm përgjatë jetës. Nganjëherë dëshiroj që disa prej tyre t’i kisha mësuar më herët.
Këto janë pesë mësimet të cilat do të kisha dashur t’i mësojë më herët:
1. Përfundi zemërimit gjithmonë qëndron frika
Zemërimi është një emocion negativ i cili zakonisht nuk shkaktohet nga diçka jashtë teje. Në fakt, ai vjen nga përbrenda.
Nëse jeni të zemëruar, mund të jetë e dobishme të shikohet se çfarë e shkakton atë. Pas kësaj ju mund ta pranoni dhe njihni atë, gjë që do të ju bëjë të mundur të vazhdoni tutje.
2. Shprehitë tona të përditshme e formësojnë veten tonë
Mënyra më e thjeshtë dhe më e fuqishme për ta ndryshuar veten, ose madje edhe për ti arritur synimet, është ti ndryshosh shprehitë e përditshme. Mund të marrë kohë, por nëse kaloni përmes këtij procesi, ju mezi do ta njihni veten.
3. Emocionet duhet të praktikohen
Ne zakonisht mendojmë që për tu bërë i mirë në diçka, duhet ta praktikojmë atë. Por rrallë herë mendojmë që edhe emocionet tona janë njësoj. E vërteta është që ju mund ta praktikoni vetë – ndërgjegjësimin, humorin, po aq lehtë sa mund ta bëni me zemërimin.
4. Secili e ka agjendën e vetë
Ne të gjithë i kemi ëndërrat dhe pritjet tona. Nuk mund t’i kontrolloni njerëzit dhe të prisni që ata t’ju vënë juve para vetes së tyre.
5. Arritja e synimeve kurr nuk mund të jetë aq përmbushës sa edhe udhëtimi
Nëse nuk jeni të aftë ta shijoni udhëtimin me ata që ju rrethojnë, atëherë qëllimi final bëhet i pakuptimtë