Ata që ëndërrojnë ditën njohin gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën

8 Nëntor, 2018 - 7:20 pm

Disa thënie nga Edgar Allan Poe. I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore. Gjatë jetës së tij ai shkroi disa vepra, prozë dhe poezi të cilat edhe sot lexohen me endje. Më poshtë po listojmë disa thënie nga veprat e tij:

1- Beso vetëm gjysmën e asaj që sheh dhe asgjë nga ajo që dëgjon.

2- E gjithë feja ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.

3- Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndrre.

4- Bukuria e çfarëdo lloji, në zhvillimin e saj suprem, pa ndryshim e prek shpirtin ndjeshëm deri në lot.

5- Do të vërtetohet, në fakt, se të zgjuarit janë gjithmonë të çuditshëm, dhe me të vërtetë përfytyrues shumë me tepër se analitikë.

6- Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

7- Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

8- Kufijtë që ndajnë Jetën nga Vdekja janë të paqartë dhe të vagullt. Kush do të thotë se ku e mbaron njëra dhe ku fillon tjetra?

9-Të përgojuarit e një njeriu të madh është mënyra në të cilën një njeri i vogël mund të arrijë madhështinë.

10- Ata që ëndërrojnë ditën njohin shumë gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën./ arratisje. al/ KultPlus.com

Të ngjajshme