Glenn Close do nderohet në Festivalin e filmit në Palm Springs

9 Nëntor, 2018 - 9:30 pm

Glenn Close do të marrë çmimin “Icon” për shfaqjen e saj në “The Wife”.

Ceremonia e çmimeve do të mbahet më 3 janar në Qendrën e Kongreseve të Palm Springs, e festivali zgjat nga 3 deri më 14 janar.

“Glenn Close është një talent i rrallë dhe i qëndrueshëm që ka sjellë vazhdimisht karaktere sfiduese në jetë në film, televizion dhe skenë për më shumë se katër dekada”, tha kryetari i festivalit Harold Matzner.

Është nderimi ynë të paraqesim çmimin Icon 2019 për Glenn Close, shtoi Matzner, transmeton Klan Kosova.

Çmimin “Icon” më parë e kanë marrë: Willem Dafoe, Michael Douglas, Robert Duvall, Tom Hanks dhe Meryl Streep.

“The Wife” u drejtua nga Bjorn Runge nga një skenar i adaptuar nga Jane Anderson nga romani Meg Wolitzer me të njëjtin emër. Aktorja portretizon një bashkëshorte që e vë në pikëpyetje zgjedhjet e saj të jetës kur po udhëton në Stokholm me bashkëshortin e saj narcisist, rol i luajtur nga Jonathan Pryce, i cili ka marrë çmimin Nobel në letërsi.

Ajo ka marrë 12 nominime Emmy dhe ka fituar çmimin më të mirë për aktoren ” Serving in Silence: The Margarethe Cammermeyer Story”./KultPlus.com

Të ngjajshme