12 Nëntor, 2018 - 11:30 am
Personi më i vjetër qe vazhdon të jetë akoma gjallë në Britani thotë se njerëzit ishin “duke bërtitur, duke qeshur dhe duke kënduar” kur e kuptuan se kishte mbaruar Lufta e Parë Botërore.
Grace Jones, 112-vjeçare ka kujtime të forta për gëzimin që u përhap në mbarë vendin, por gjithashtu kujton dhembjen e humbjes së vëllait dhe fillimit të luftës.
“Kjo ka qenë një periudhë shumë e dhimbshme”, tha Grace me lot në sy.
“Do të doja që të jetë edhe vëllai me ne tani”, shtoi ajo.
Grace kujton momentin kur babai i saj e kishte gjetur vëllain vrarë.
“Ai vetëm u ul dhe filloi të qajë”, u shpreh ajo duke thënë se ishte një humbje e madhe pasi ishte i vetmi djalë në familje. 112-vjeçarja thotë se ato ditë mund t’i kujtojë shumë qartë, përcjellë Insajderi.
Ajo në fund me pak fjalë e përshkroi momentet kur përfundoi lufta dhe u ribashkuan me më të dashurit, duke kënduar e vallëzuar.
Due, u shënua 100 vjetori i armëpushimit të vitit 1918 që përfundoi Luftën e Parë Botërore.