18 Nëntor, 2018 - 8:32 pm
Në Rumani është gjetur një pikturë e vjedhur e Pikasos.
E vjedhur në vitin 2012-të në Roterdam, ajo është gjetur në Bukuresht.
Piktura “Cabeza de Arlequin” është vjedhur në vitin 2012-të, ndërsa u dënuan vjedhësit por piktura nuk u gjet kurrë. Në këtë vjedhje u zhdukën edhe disa piktura të Matisse, Monet dhe Lucien Freud.
Vlera e pikturës në fjalë konsiderohet të jetë rreth 800 mijë euro.
Pikturën, Pikaso e ka realizuar në vitin 1971, ndërsa ajo mendohej se ishte djegur bashkë me pikturat tjera për të zhdukur gjurmët. / KultPlus.com