Rolling Stone, grupi legjendar i rokut në turin e fundit muzikor

2 Dhjetor, 2018 - 7:00 pm

Pas 57 vitesh në skenë grupi legjendar Rolling Stones mund t’i japë fund turneve në gjithë botën. “Na vendosni para një publiku me 50.000 persona dhe do ndihemi si në shtëpi”.

Është shprehur kështu kitaristi i grupit Rolling Stone, Keith Richards, teksa foli për kënaqësinë që i kanë dhënë koncertet që kanë shoqëruar karrierën e tij.

Në një intervistë për revistën amerikane Rolling Stone, 75-vjeçari la të kuptohej se turneu i ardhshëm i grupit mund të jetë edhe i fundit.

Ata rikthehen në skenë pas 3 vitesh. “No Filter” pritet të nisë në fillim të 2019 në Shtetet e Bashkuara. I formuar në Londër dhe pa dyshim një nga më jetëgjatët e të gjitha kohërave, Rolling Stone vazhdon të mbushë stadiumet në të gjithë botën./ KultPlus.com

Të ngjajshme