6 Dhjetor, 2018 - 12:00 pm
Muzeu Historik Kombëtar, më datë 6 dhjetor 2018, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze!” me temë: “Rëndësia e Kongresit të Manastirit!”.
Për të referuar mbi këtë temë do të jenë të pranishëm Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe Dr. Rovena Vata, kriteke dhe studiuese e letërsisë/Pedagoge.
Veprimtaria do të zhvillohet ditën e enjte, ora 17.00, pranë bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar./ KultPlus.com