9 Dhjetor, 2018 - 10:11 am
Vetëm këtë vit shumë firma të njohura të modës kanë adoptuar një qasje të re ndaj modës duke mos përdorur gëzof në koleksionet e tyre të gëzofit duke përfshirë këtu Burberry, Donna Karan/ DKNY, Donatella Versace dhe më i fundit Jean Paul Gaultier.
Firma luksoze Chanel ka vendosur që të kalojë te burimet etike për krijimin e koleksioneve ndësa brandi njoftoi se nuk do të përdorin më lëkurë ekzotike në krijimet e ardhshme.
Bruno Pavlovsky, presidenti i Chanel zbuloi se po bëhet shumë i kushtueshëm përdorimi i lëkurave ekzotike që përfshin lëkurën e krokodilit, hardhucës dhe gjarprit duke prodhuar kështu një gjeneratë të re produktesh me copë në vend të lëkurës. /a.a/j.p/A.T.SH/KultPlus.com