13 Dhjetor, 2018 - 12:57 pm
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omaladine i Sporta Ministry of Culture, Youth and Sports
Departamenti i Kulturës / Departman za Kulturu / Department of Culture
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me Rregulloren NR.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, shpall:
KONKURS
Për çmimet që i ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e trashëgimisë kulturore. Ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “ Dea Dardanicae “, Çmimin Vjetor për Merita të Veçanta “ Shtjefën Gjeqovi”, Çmimin Vjetor për Vepër Shkencore “ Zef Mirdita” dhe Çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional “ Muhamed Shukriu” .
Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”
Ky Çmim u jepet personaliteteve të shquara, profesionistëve të dalluar, të cilët me angazhimin e tyre të vazhdueshëm kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e trashëgimisë kulturore si dhe kanë nxitur të arriturat në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.
Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeqovi”
Ky Çmim u jepet personaliteteve të dalluara në fushën e trashëgimisë kulturore, për angazhimin, kontributin dhe të arriturat përgjatë vitit për përmbushjen e detyrimit kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.
Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita”
Ky Çmim u jepet autorëve për vepër shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore.
Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.
Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”
Ky Çmim u jepet udhëheqësve të institucioneve dhe punonjësve të institucioneve publike dhe jopublike që në mandat kanë mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Laureatë të këtij çmimi mund të jenë udhëheqësit dhe punonjësit e institucioneve publike dhe jopublike të institucioneve të trashëgimisë kulturore shtetas të Republikës së Kosovës.
Vlerësimin për dhënien e çmimeve e bën juria profesionale.
Konkurrimi për Çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore mund të bëhet përmes propozimit nga:
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (për tri çmimet e para);
Institucionet e trashëgimisë kulturore;
Institutet shkencore, arkivat, muzetë;
Fakultetet e universiteteve publike si dhe private të Republikës së Kosovës;
Shoqatat dhe organizata që merren me trashëgimisë kulturore;
Personat fizikë dhe juridikë.
Propozimi duhet të përmbajë:
Dokumentacion personal (kopje e dokumentit identifikues);
Biografia me fokus në veprimtarinë për të cilin çmim nominohet;
Dëshmitë relevante për kontributet të publikuara të të nominarve (abstraktet e publikimeve nga fusha për të cilën nominohen, dëshmia dhe përmbajta e projekteve profesionale apo shkencore, vlerësimet dhe rekomandimet për kontribut në menaxhimin institucional në fushën për të cilën nominohet).
Propozimi duhet të nënshkruhet nga titullari që ka të drejtën e propozimit.
Propozimet me shkrim duhet të dërgohen deri me 31 Dhjetor 2017 në adresën:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore, Zyra nr. 22 Adresa : Sheshi “ Nëna Tereze “ nr. 35, Prishtinë
Rregulloren mund ta gjeni në webfaqen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit:
www.mkrs-ks.org