17 Dhjetor, 2018 - 12:00 pm
Sot, kur regjisori Bekim Lumi do të festonte datëlindjen e tij të 52-të, ne po ju sjellim një poezi të cilën Lumi e ka lënë dorëshkrim dhe për herë të parë poezi po publikohet në KultPlus.
Poezi nga Bekim Lumi.
Si zakonisht
Në aktin e fundit të tragjedisë
Mbasi ka palue në arkë
Kostume palaçosh, gaztorësh
Mbretërish, kalorësish…
Nga Arka e Pandorës
Nxjerr Kostumin e Qefintë
Dhe me të mbështillet
Çdo gja ashtë e përcaktuar
(si zakonisht në tragjedi)
Ai luan rolin e përcaktuar
Gojëkëqinjtë thonë se vdiq
Unë nuk e besoj
Edhe kjo vdekje e tij është vetëm njëra
Nga ato vdekjet e tij të shumta skenike
Ai vetëm bën punën e tij
Dhe pas kësaj është
Në pritje të rolit të ri. /KultPlus.com
(24.12.’96)