7 Janar, 2019 - 3:22 pm
Stema e FSK-së që e bartin ushtarët e Kosovës është dizajnuar nga artisti Albian Gagica, shkruan KultPlus.
Por, sot të gjithë kanë vërshuar kundër Gagicës duke e quajtur këtë stemë të kopjuar nga një kompani amerikane e sigurimit fizik.
Pas disa kërkimeve në internet, kuptohet që kjo kompani llogon e ka vendosë që dy vjet, çka na jep të drejtën të themi që stema nuk është kopjuar nga Gagica, madje edhe në intervistën që Gagica e ka dhënë për KultPlus me rastin e fundvitit, ai ka potencuar që Simbolet e Ushtrisë së Kosovës janë dizajnuar në vitin 2009.
“Simbolet e Ushtrisë së Kosovës janë dizajnuar në vitin 2009, nga produksioni INIT në Prishtinë, ku unë kam qenë bashkëpronar dhe drejtor kreativ. Pos meje, në këtë projekt kanë dhënë kontribut edhe bashkëpunëtorët e mi: Taki, Alush Gashi, Pleurat Spahiu e Mumi. Pos shume projekteve të dashura e me vlerë që i kemi punuar për gati 15 vjet në INIT, dizajnimi i simboleve të Ushtrisë së Kosovës, padyshim se mbetet njëri nga projektet më të veçanta dhe më të vlefshme për ne.”, u pat shprehur Gagica për KultPlus ende pa dalur zërat që stema është kopjuar.
KultPlus ka kontaktuar prap me Gagicën për të konfirmuar edhe njëherë rreth kësaj çështje dhe ai gjithë këtë që po ndodhë e quan qesharake.
“Është qesharake ajo çka po ndodhë me mediat në Kosovë, skicat për stemat e Ushtrisë së Kosovës i kam të dokumentuara qysh në vitin 2008, dhe një krahasim i një pune kaq serioze me një kompani serioze që llogon e paska vendosë që dy vjet, është shumë qesharake. Po më vjen keq për popullin tim që ka ra në këtë grackë të medieve. Unë do të kërkojë nga kjo kompani që ta largojnë stemën, përndryshe do ti padis, fatmirësisht ekziston ligji dhe do të rregullohet edhe kjo gjë.”, ka thënë Gagica për KultPlus. /KultPlus.com