7 Janar, 2019 - 6:00 pm
Po përmbyllet viti i shpallur nga qeveria e Shqipërisë si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por me aktivitete dhe promovime tjera e manifestime të pakta për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Megjithëkëtë viti nuk kaloi edhe ashtu pa bërë asgjë nga studiuesit, historianët e krijuesit si ata shqiptarë ashtu edhe të huaj.
Janë dy autorë, njëri amerikan e tjetri shqiptar i Kosovës që kanë sjell librat e tyre për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është amerikani A.K.Brackob ,me librin për Skënderbeun(Scanderbeg, A.K.Brackob,Histria Books,) dhe Gjon Keka me librin e tij në gjermanisht për Skënderbeun(Der große Europäer Georg Kastriota,Meshari/Lena Grafik).
Librat e dy autorëve u pritën dhe u vlerësuan me shumë interes, si nga lexuesit shqiptarë, ashtu edhe nga ata anglishtfolës dhe gjermanfolës. Autori e studiuesi shqiptar i Kosovës Gjon Keka ,vetëm në fundvitin 2017 dhe brenda vitit 2018 ka botuar tri vepra për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kushtuar vitit mbarëkombëtar të tij.
Interesimi dhe vlerësimi për veprat e autorëve si atij amerikan dhe shqiptar të Kosovës është një vlerësim që i jep domethënie vetë vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut./ KultPlus.com