Reagimi i familjes shqiptare kur kuptoi se babai i tyre kishte rënë dëshmor në luftë

15 Shkurt, 2019 - 9:50 pm

Artina Hamitaga


Babën e lanë në luftë, ushtar, me ua sjellë lirinë.

Ata u detyruan me u shpërngul e me lan vendin e vet, duke shpresuar që një ditë do të kthehen e do të jetojnë të lirë së bashku me babën në shtëpinë e tyre, jo te pasur, por të ngrohtë me aromë familje e atdheu.


Ah, LIRIA! Kjo andërr që me shekuj e andërrum. Kjo shpresë që na mbajti gjallë ndër breza!

Qershor 1999;

Po ktheheshin me lumturi e ngazëllim pas gjithë atyre vuajtjeve. Do të flinin nën qiellin e hapur të rrethuar me dheun dhe erën shkrumb, sepse shtëpinë ua kishin djegur kriminelët serbë. Por ata ishin të lumtur! Sa pak i ndante nga takimi me babën. Ata tani do te rriteshin në liri…

Hyjnë në dyert e oborrit. Lumturia e tyre zgjati shumë pak. Nuk panë asnjë njeri!
Babai ua solli lirinë, por nuk ishte aty më kurrë për t’i përqafuar!


Ah LIRIA! Kjo sakrificë e madhe e shqiptarëve!

E përjetshme vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Burimi: Facebook./ KultPlus.com


Familja e dëshmorit Fadil Kabashi, Suharekë-Sopi

Të ngjajshme