19 Shkurt, 2019 - 3:53 pm
Sot ka ndërruar jetë legjenda e modës Karl Lagerfeld, i cili njihej si një dizajner shumë profesional i modës në Chanel dhe Fendi . Ai ka ndërruar jetë në Paris në moshën 85 vjeçare, shkruan KultPlus.
Ai i kishte qenë i sëmurë për disa javë dhe kishte humbur një numër shfaqjesh të modës. I lindur me emrin Karl Otto Lagerfeldt në vitin 1933 në Gjermaninë para luftës, Lagerfeld ndryshoi mbiemrin e tij të parë nga Lagerfeldt, sepse ai besonte se ajo dukej “më komerciale”.
Ai emigroi në Paris si një adoleshent i ri dhe u bë asistent i dizajnit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitet 1960.
Ai filloi karrierën e tij të gjatë me Chanel në 1983, një dekadë pas vdekjes së Coco Chanel. Një vit më pas, ai nisi etiketën e emrit të tij.
Lagerfeld ishte i njohur për pamjen e tij të veçantë në vitet e tij të mëvonshme, veshur rregullisht me kostume të errëta. / KultPlus.com