Ministri i Turizmit, Blendi Klosi fton aktorin Liam Neeson në Shqipëri

24 Shkurt, 2019 - 6:00 pm

Filmi i njohur “Taken” ku luan ylli amerikan Liam Neeson i portretizon shqiptarët si rrëmbyes dhe trafikantë diçka që ndodh edhe në shumë filma të tjerë. Prandaj, një grup shqiptarët e Shqipërisë kanë realizuar një video përmes të cilët kundërshtojnë paragjykimet për shqiptarët të cilat jepen përmes kinematografisë.

Shqipëria nuk është një vend i rrezikshëm është mesazhi i videos e cila vë në pah bukuritë e Shqipërisë dhe e fton yllin e njohur që të vizitojë këtë vend. Liam Neeson i drejtohet edhe ministri i Turizmit dhe Mjedist në Shqipëri, Blendi Klosi duke e ftuar që të vijë dhe të shijoj bukuritë e Shqipërisë.

“Hey Liam, hajde dhe rrëmbehu nga bregdeti ynë spektakular dhe buzëqeshja jonë miqësore”, thotë ministri Klosi.

Kjo video është publikuar këto ditë në rrjete sociale dhe ka filluar të qarkulloj mjaft shumë./ KultPlus.com

Të ngjajshme