Ftohen shkrimtarët dhe entuziastët e teatrit, për një projekt interesant të dramës

7 Mars, 2019 - 10:00 am

A jeni të interesuar të shkruani dramë për transmetim në radio?

INTENT është bashkuar me kompaninë e shpërblyer të teatrit nga Londra,  Tamasha, për ta ringjallur dhe zgjeruar dramën e radios në Kosovë. Si  pjesë e këtij projekti, INTENT fton shkrimtarët dhe entuziastët e teatrit në një udhëtim krijues: një seri hap pas hapi e punëtorive të shkrimit me një ekip mbështetës profesional për t’ju ndihmuar ta shkruani, shfaqni dhe ta prodhoni radio-dramën tuaj.

Seria do të nisë me një punëtori një-ditore me dramaturgen kosovare të inskenuar ndërkombëtarisht dhe regjisoren për shfaqje të të rinjëve, 
Fjolla Hoxha, më 23 mars 2019.

Fjolla do t’i familjarizojë pjesëmarrësit me projekt dhe do t’u ndihmojë atyre që ta zhvillojnë një ide për një dramë të shkurtër radioje që do të prodhohet në Kosovë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo do ta prezantojmë modelin e shkrimit të dramave replikë, duke iu referuar temës së ‘Identitetit’.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin kopje në gjuhën angleze dhe  
shqipe të radio-dramës ‘On Kosovo Field’ nga Fin Kennedy (prodhuar nga  
BBC dhe pjesërisht e inskenuar në Prishtinë) dhe ‘Dimensioni i pestë’  
nga shkrimtari britaniko-boshnjak Miran Haxhiç, si frymëzim për t’i  
ndihmuar ata me idetë e tyre.

Serija do të vazhdojë me një seminar dy-ditor në fund të pranverës me  
dramaturgun e vlerësuar me çmime britanike dhe drejtorin artistik të  
Tamasha, Fin Kennedy. Fin ka shkruar dhjetë drama të pasdites për BBC Radio 4 dhe ka përvojë mbi dhjetëvjeçare të mësimdhënies në të gjitha  aspektet e dramaturgjisë për studentët e moshave të ndryshme në Britani të Madhe.

Seminari i Fin “Hyrje në shkrimin e radio dramës” do t’i shqyrtojë mënyrat krijuese për t’i treguar tregimet me zë, dhe do t’i prezantojë format e reja të radios, të tilla si podcast-et apo audio dramat e shkurtra. Dita e Dytë do të përmbajë senaca individuale për ta ndihmuar çdo shkrimtar që t’i formësojë idetë e tij/saj në një sinopsis.

Idetë e gjashtë shkrimtarëve do të përkrahen për zhvillim të mëtejshëm dhe të konsiderohen për prodhim në Londër dhe Kosovë midis vjeshtës 2019 dhe verës 2020. Punëtoria do të jetë e përshtatshme për të gjitha nivelet e dramaturgëve ose skenaristëve, si dhe artistët nga forma të tjera të artit, të interesuar për të shkruar për teatër si dhe për përdorimin e tingujve dhe / ose të muzikës si medium për të treguar tregime.

Numri i pjesëmarrësve meritorë është i kufizuar në 15. Punëtoria ofrohet falas dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe shqipe. Aftësitë themelore të gjuhës angleze janë të nevojshme.

Si të aplikoni?

Dërgoni:
• CV-në ose ½ faqe të sfondit tuaj profesional/arsimor dhe pse doni të  
merrni pjesë në punëtori.
• Një ekzemplar të shkurtër (max 2 faqe) të shkrimit tuaj
• Detalet e kontaktit tuaj – email dhe telefoni mobil. Ju lutemi na  
dërgoni këto dokumente në [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 17 mars, 00:00

Të ngjajshme