12 Mars, 2019 - 3:00 pm
Mario Benedetti. Përshtati në shqip A. Zadrim.
Kam frikë me të taku,
kam nevojë me të taku,
shpresoj me të taku,
më vjen keq me të taku.
Kam dëshirë me të gjetë,
preokupohem me të gjetë,
sigurohem me të gjetë,
kam dyshime të mjerueshme me të gjetë.
Kam nevojë urgjente me të ndigju
gëzim të papërshkruem me të ndigju,
kam fatin me të ndigju
e frikë me të ndigju.
Pra në tanësi,
ndihem i xanun ngushtë
e në qiell të shtatë,
ma fort e para se e dyta
dhe anasjelltas./ KultPlus.com