27 Maj, 2019 - 8:50 pm
Në Javën e Modës në San Paulo, Brazil, sfiluan modelet më të mira me veshjet e stilistëve më me emër.
Por sfilata është zhvendosur në burgun e sigurisë së lartë të Adriano Marrey. Të burgosurit sfiluan për të prezantuar koleksionin e rrobave të dizajnuara nga stilistët, po ashtu të burgosur.
Oborri i burgut u kthye në një pasarelë ku u prezantuan koleksionet shumëngjyrëshe të punuara me grep.
Stilistët ishin ulur rreth mureve duke admiruar punën e njëri-tjetrit. Ndërsa disa të tjerë po përfundonin krijimet e tyre.
Stilistët vendosën që rrobat të kishin shumë ngjyra për të thyer ngjyrën gri të mureve të burgut.
Shfaqja e pazakontë ishte pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve duke i mësuar ata të thurin me grep.
Programi është futur në burg prej tre vjetësh dhe ishte ideja e stilistit brazilian, Gustavo Silvestre.
Të burgosurve, që i bashkohen programit, i ulet dënimi me nga një ditë për çdo 12 orë kurs që bëjnë.
Shumë nga të burgosurit po vuajnë dënime për krime si trafikim droge apo vjedhje./oranews/ KultPlus.com