10 Korrik, 2019 - 2:40 pm
Me datë 12 korrik 2019 në Halifax të Kanadasë, do të mbahet manifestimi për nderë të 20 vjetorit të Refugjatëve të Kosovës, e organizuar nga Canadian Emigration Museum of Halifax dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, përcjell KultPlus.
Manifestimi për nderë të 20 vjetorit të refugjatëve kosovar do të filloj nga ora 18:00, deri më 20:00, ku manifestimin do ta nderojnë ambasadori i Kosovës në Kanada zotëri Lulzim Hyseni, asambleistja e Nova Scotia-s, Lena Metlege Diab, Kryqi i Kuq Kanadez, ku arti vizual i artistit Zeqirija Rexhepi do të përcillet me muzikë dhe koreografi vallëzimi, për manifestimin për nderë të refugjatëve kosovar, dhe kontributin e tyre në Kanada.
Në statistikat e fundit të shtetit kanadez, mbi 25.000 shqiptar jetojnë në Kanada. Kryesisht pjesa më e madhe e tyre është nga Kosova, pasiqë emigrimi erdhi si pasojë e luftës së fundit.
Numri më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në qytetet Montreal ose Toronto, por gjithashtu në Calgary dhe Ontario./KultPlus.com