13 Korrik, 2020 - 3:28 pm
Frida Kahlo de Rivera e lindur si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón, ishte një piktore meksikane e njohur autoportretet e saj.
Jeta e Frida Kahlo filloj dhe mbaroj në Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,” Shtëpia e kaltër. Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone, dhe nga feministet për përshkrimin e saj pa kompromis të përvojës dhe formë femërore.
Në vijim, KultPlus ju sjell letrën që artistja i shkori të dashurit të saj.
”Diego, i dashuri im,
Sapo ta mbarosh atë afresk do të jemi bashkë përgjithmonë, një herë e përgjithmonë, pa kurrfarë argumenti apo ndonjë gjë tjetër, sall dashuri do të kemi për njëri-tjetrin.
Eja dhe bëj gjithçka që do t’ju thotë Emi Lu*.
Unë të adhuroj më shumë se kurrë më parë.
Vogëlushja jote, Frida!”
————
*Artiste kaliforniane e pikturës dhe muraleve. Mike e ngushtë e Fridas dhe Diegos.
Takimi me Diego Riveran
Pikturat që Frida bënte në shtëpi ia dërgoi Diegos, që ishte një ndër personalitetet e shquara të artit pamor. Arti i saj i bëri aq shumë përshtypje saqë ai vendosi ta bëjë pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë.
Ajo u dashurua në Diegon. U martuan më pas, por Kahlo qe e vetëdijshme se ai i bënte tradhti. Megjithatë, edhe ajo më vonë pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore. /KultPlus.com