30 Gusht, 2018 - 1:30 pm
Në qendrën e Berlinit së shpejti do të fillojë një ndërtim që pak kush do të dëshironte ta shihte.
Për ta realizuar instalacionin masiv të quajtur “DAU”, artistja ruse, Ilya Khrzhanovsky dhe artisti Berliner Festspiele po synojnë të “ringjallin” Murin e Berlinit.
Gjatë vjeshtës të këtij viti, vizitorët do të duhet të blejnë një “vizë” në mënyrë që të kalojnë kontrollet për të hyrë në një zonë të mbyllur dhe të rrethuar nga kopja e Murit të Berlinit – 29 vjet pas rënies së murit origjinal.
Organizatorët premtojnë “një hapësirë të veçantë eksperimentale” ku vizitorët do të mund ta përjetojnë kohën e Luftës së Ftohtë, shkruan The Art Newspaper, transmeton Klan Kosova.
Vizitorëve do t’u kërkohet t’i shkëmbejnë celularët e tyre me një pajisje të veçantë që do t’iu shërbejë atyre si guidë për një udhëtim të paharrueshëm.
“Instalacioni do të jetë i hapur gjatë 24 orëve dhe brenda tij do të zhvillohet një jetë normale, me rrugët, llambat dhe tabelat që krijojnë përshtypjen e kohës Sovjetike”, ka treguar artisti Berliner Festspiele./ KultPlus.com