24 Shtator, 2020 - 4:28 pm
Një pikturë e artistit italian të Rilindjes, Sandro Botticelli, pritet të arrijë të paktën 80 milion dollarë në ankand, deklaroi shtëpia e ankandit ”Sotheby’s”, transmeton KultPlus.
”Piktura me titull ‘Young man holding a roundel’ një nga shumë pikurat e Botticelli që ekzistojnë ende, do të dalë në ankand në janar”, tha ”Sotheby’s”.
Shtëpia e ankandeve tha se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve.
Ekspertët vlerësojnë se mund të shitet gjithashtu për më shumë se 100 milion dollarë, çmimi më i fundit i paguar për pikturën “Meules” (”Haystacks”) të impresionistit francez Claude Monet, e cila u shit për 110,7 milionë dollarë në vitin 2019.
“Young man holding a roundel” u pikturua në vitet 1470 ose 1480 dhe u ble nga një aristokrat britanik në shekullin e 18-të.
Duke rënë në duar private, identiteti i të cilit nuk dihet, ajo iu dha ankandit për rreth 1 milion dollarë.
Piktura ka qenë në huazim të disa muzeve në të gjithë botën gjatë 50 viteve të fundit. / KultPlus.com