Adriana Nimani do të hap ekspozitën personale më 21 dhjetor

18 Dhjetor, 2021 - 11:04 am

Ekspozita personale “Ngjyrat dhe Trajtat” e Adriana Nimani Kutllovci do të hapet më 21 dhjetor në Galerinë Qahili , duke filluar nga ora 19:00, shkruan KultPlus.

Kjo është ekspozita personale e saj e radhës me prodhimtari të suksesshme gjatë viteve të fundit. 

Kompozicioni, vizatimi, ngjyra dhe ekspresioni manifestohen fuqimisht në opusin krijues të Adriana Nimani Kutllovcit – magjistres së artit.

Ato pashqyrohen në disa cikle themelore të saj: piktura në pëlhurë, piktura dixhitale, posteri artistik, grafika dixhitale dhe vizatimi.

Pikturat, që dominohen nga gamat sinjifikante koloristike, realizohen në forma poliptiku të pagëzuara me emërtime të veçanta. Ato përbëhen nga dhjetëra kompozicione integrale që reflektojnë transliterime vizuale të rezonancave atraktive dhe të fuqishme koloristike.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 11 janar 2022. 

Ndërkaq, vitin e ardhshëm ekspozita do të shfaqet në Tiranë (Muzeu Historik Kombëtar) dhe në Berat (Galeria ‘Edward Lear’). /KultPlus.com

Të ngjajshme