24 Dhjetor, 2018 - 10:01 pm
Në orën 23 e 25, pas meshës së Atit të Shenjtë, Papa Francesco, në televisionin RAI UNO, ndezën reflektorët përsëri mbi qytetin e Cervinares, aty ku lindi historia e një prej skulptoreve më të mëdhenj në Evropë, Milotit, përcjell KultPlus.
Para 30 viteve, ai ishte një emigrant shqiptar i pritur nga një familje e Cervinares. Miloti ka studiuar ne Akademinë e Breres në Milano dhe sot i ka dhuruar qytetit te Cervinares një vepër monumentale, qe titullohet “çelësi i mikpritjes” e cila është vendosur në hyrje të qytetit.
Historia e artistit shqiptar, është konsideruar si shembull i shkëlqyer i mikpritjes qe mirëintegrohet ne mesazhin e Papa Francesco.
Ky emision prezantohet ne hapësirën e natës se Krishtlindjeve , mbi udhëtimin e kishës së Papà Francescos, nën drejtimin e Massimo Melone e Nikola Vicenti .
Artisti italo-shqiptar, Alfred Mirashi me emrin artistik Milot , i lindur në rrethin e Kurbinit , jeton me familjen e tij në Firenze. Nga viti 2017 është emëruar profesor në Universitetin “Art e Design” në Jinan , Shandong, Cina .
Veprat e tij sot ndodhen të ekspozuara në muzeun e artit modern “ARCOS” në Benevento./ KultPlus.com