16 Tetor, 2018 - 4:00 pm
Fotografi Willem Poelstra i cili dokumentoi përmes fotografive të tij luftën dhe paqen në Kosovës ka vdekur ditë më parë në moshën 62-vjeçar.
Vdekja e tij ka pikëlluar shumë njerëz mirëpo sipas telegramit të Ambasadës së Kosovës në Holandë, pas vdekjes së tij nga ai do të na mbet si trashëgimi shpresa. Shpresa, e cila do na bëjë që edhe në situata të vështira dhe pavarësisht paragjykimeve dhe urrejtjes të cilat mund të jenë rrënjosur thelle, të besojmë që është e mundur që njerëzit të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të gëzohen për gjërat që i bashkojnë dhe jo të vëmë në pah ato që na ndajnë.
“Willem ishte një fotograf i cili i kushtoi jetën e tij profesionale luftës kundër paragjykimeve dhe ndërtimit të urave brenda komuniteteve. Ai ishte një vizitor i rregullt në Kosovës ku edhe kishte shkruar librin e tij “ “For Hanna, Future Stories from the Past” (Për Hannan, rrëfime të ardhshme nga e kaluara)”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Dy vite me parë në Prishtine, fotografi Willem Poelstra, kishte hapur edhe një ekspozitë me punimet e tij./ KultPlus.com