Arbënora Fejza, shqiptarja që synon ta thyejë rekordin Guinees me lule

1 Shtator, 2018 - 5:30 pm

Arbënora Fejza Idrizi nga Skenderaj, po synon ta thyejë një rekord të Guinness-it me një punim të veçantë.

Ajo po planifikon që të realizojë një lule të punuar sipas artit japonez, me një lloj letre të veçantë e cila thyhet 23 herë. Rekordi aktual i kësaj luleje është 5 metra, kurse synimi i Arbënores është që ta bëjë 9 metra.
Arbënora ka treguar se i kanë kryer provat gjenerale dhe do t’ua dërgojnë videot stafit të Guinness-it. Ajo ka thënë se ka marrë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Skenderajt dhe se pret që do të marrë përgjigje pozitive nga stafi i Guinness-it.

Në anën tjetër Ramiz Shala, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt, ka thënë se kjo komunë dhe kryetari Bekim Jashari e kanë mirëpritur kërkesën e Arbënores dhe se ndihen krenarë me një sukses të tillë. Gjatë këtij punimi, Arbënores i ka ndihmuar edhe profesori Agim Agushi, dy herë rekordmen i Librit të Guinness-it, raporton RTV21.tv

Ai ka treguar se ndihet i privilegjuar që po e ndihmon Arbënoren në një projekt të tillë dhe ka thënë se pret që ky punim të pranohet nga zyrtarët e Guinness-it dhe Skenderajt t’i shtohet një rekordmene e këtij libri./ KultPlus.com

Të ngjajshme